Autori: Ermir Papadimitri
1.Celularë v. kompjuter
Vitet e fundit shumë institucione kanë kuptuar
se mësimi i gjërave të reja nga celulari është rritur në mënyrë të befasueshme.
Vendin e kompjuterit sot e kanë zënë celularët. Për këtë arsye kompani dhe
biznese të ndryshëm kanë krijuar website dhe aplikacione të përshtatshëm për
çdo lloj smartphone.
2.Rrjetet sociale nëpër institucione
Rrjetet sociale po luajnë një rol shumë të
rëndësishëm për sektorin e arsimit, universiteteve dhe shkollave ndërkombëtare,
në të cilat studentët përdorin rrjete sociale për tu lidhur dhe për të
komunikuar me studentë të tjerë, për të krijuar grupe studimi etj.
3.Teknologjia Cloud në edukim
Ka shumë raste në të cilat studentët për arsye
të ndryshme nuk mund të jenë të pranishëm ne klasë apo auditor për të ndjekur
orën e mësimit. Në këto raste një klasë me teknologjinë Cloud do të ishte
zgjedhja e duhur. Këtu mund të përfshihen si dhënia e leksioneve të thjeshta po
ashtu edhe video ose leksione të drejtpërdrejta me profesorët nëpërmjet
programeve të tilla si Skype.
4.MOOCs (Massive Open Online Course)
Kjo është një platformë në të cilën çdo
student mund të gjejë kurse të ndryshme online. Platforma të tilla kanë
ndryshur përgjithmonë cilësinë dhe mënyrën e arsimimit. MOOCs po përdoret si
një term i përgjithshem për të përshkruar arsimin online.
5.Përdorimi i video gjatë mësimit
Videot janë një mjet tjetër që po gjen
përdorim të gjërë në arsim. Videot përdoren si nga mësimdhënësit për të
ilustruar shembuj të ndryshëm po ashtu edhe nga vetë studentët për të mësuar
gjëra të reja dhe për të bërë kërkime të ndryshme.
Ermir Papadimitri
ka përfundur studiment për inxhinieri elektronike në Universitetin e Bolonjas
dhe sot është CEO dhe bashkë-themelues i ATIS, një nga kompanitë më të mira
shqiptare e cila ofron kryesisht shërbime outsourcing dedikur krijimit të
faqeve të internetit, graphic design dhe web marketing.