Autori: Ermir Papadimitri
Me fundin e vitit fillojnë edhe parashikimet
për atë që pritet në vitin e ardhshëm. Këtë ka bërë edhe Spiceworks në raportin
e saj mbi atë që pritet nga zhillimet teknologjike gjatë vitit të ardhshëm.
1.Do të përdoret më shumë Laptop sesa
Kompjuteri
Edhe pse sipas të dhënave numri i shitjeve të
laptop ka vite që e ka kalura numrin e kompjuterave, në shumë organizata dhe
ndërmarrje të ndryshme stafi i punonjësve përdor akoma kompjuter dhe jo Laptop.
Për vitin 2017 pritet që kjo të ndryshojë.
2.Do të rritet përdorimi i Windows 10
Edhe pse që në hapat e para Windows 10 filloi
të përdorej nga shumë individë e kompani të ndryshme, pritet që në 2017
përdorimi i Windows 10 të arrijë deri në 73%.
3.Organizata të ndryshme do të përshtaten
ngadalë me përditësimin e teknologjisë së fundit
Ashtu si ndodhi edhe në 2016, edhe për vitin e
ardhshëm mjetet tekonolgjike të dala nga përdorimi do të jenë arsyeja kryesore
e blerjes së mjeteve të reja dhe të përditësuara. Ky proçes do të jetë i
avashtë falë buxheteve të kufizuar të shumë kompanive dhe bizneseve.
4.VR dhe printerat 3D
Edhe pse normalisht do të vazhdojnë të përdoren
teknologjitë VR, për vitin 2017 më shumë se 50% e kompanive pritet që të
adopotojnë tekonolgjinë 3D të printimit.
5. IoT (Internet of Things) dhe Ai (Artificial
intelligence)
Në vitin 2017 pritet që Internet of Things dhe
Artificial intelligence të kenë një ndikim akokma edhe më të madh në botën e
IT. Pavarësisht domosdoshmërisë së tyre për kompanitë dhe bizneset, ata janë të
shqetësuar për sigurinë e të dhënave personale të punonjësve të tyre meqënëse
këto sisteme do të kenë akses në çdo të dhënë.
Ermir Papadimitri
është një nga bashkë-themeluesit e ATIS, një nga web agency më të mira në
Shqiperi. Ka përfunduar studimet për inxhinieri elektronike në Universitetin e
Bolonjas dhe nga 2013 drejton kompaninë ATIS, që merret me web design, web
development dhe web marketing.
No comments:
Post a Comment